Fried: Plani për EULEX është i përkohshëm
Prishtinë (start)-Ndihmëssekretari amerikan i Shteti Daniel Fried, deklaroi para pak minutash në Prishtinë, se misioni EULEX duhet të shtrihet sa më shpejtë në të gjithë Kosovën, ndërsa ka theksuar se plani i ri i këtij misioni është përkohësisht në shtetin e ri. Zyrtari amerikan, tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin vendosjen e EULEX-it.
Gjatë një konference shtypi, bashkë me presidentin kosovar Fatmir Sejdiu dhe me kryeministrin Hashim Thaçi, Fried shtoi se pavarësia e Kosovës është çështje që nuk diskutohet më, sepse pavarësia ka marrë fund. Ndihmëssekretari amerikan tha më tej, se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian.
Fried mbërriti sot në Prishtinë, në përpjekje për të bindur autoritet kosovare për të pranuar propozimin e ri të Ban ki Moon, ose i quajtur ndryshe si plani gjashtëpikësh.