E Diel, 1 Nëntor 2026

Rexhepi: Të mos ndahet Kosova, por Serbia

“Në Preshevë nuk flasim për ndarjen e Kosovës, por për ndarjen e Serbisë. Më 1992 kemi mbajtur referendumin për bashkimin me Kosovën, më 2000 e 2001 kemi hyrë në luftë për t’iu bashkuar Kosovës dhe rezultatet e këtyre dy ngjarjeve përfundimisht duhet të realizohen”, citon agjencia serbe e lajmeve FoNet, Orhan Rexhepin.

Ndërsa deputeti i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Parlamentin e serb, Riza Halimi e konsideron më të mirë zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe të serbëve në Kosovë se ndryshimin e kufijve.

Agjencia serbe e lajmeve FoNet e citon kryetarin e Partisë së Veprimit Demokratik të ketë thënë se “qasja eksperimentale” për ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve do të ishte shumë e keqe dhe se duhet të vazhdojë zgjidhja e problemeve jetike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe të serbëve në Kosovë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›