Mishërimi i Vetëvendosjes me protestën
Akti i fundit protestues i Lëvizjes që drejtohet nga Albin Kurti ka qenë ai i së premtes së javës që shkoi në Gjilan, ku një grup aktivistësh ishin lidhur mes vete para derës së Komunës, duke penguar zhvillimin e debatit të këshilltarëve për ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të Komunës së Gjilanit, deri në intervenimin e Policisë së Kosovës, gjë e cila pati për bilanc katërmbëdhjetë aktivistë të lënduar dhe një polic.
Mirëpo, pavarësisht kësaj, aktivisti i kësaj lëvizjeje, Glauk Konjufca, ka thënë se lëvizja ku graviton ai asnjëherë s’heq dorë nga mënyra e veprimit sikur qysh e ka karakterizuar prej daljes së saj në skenë në qershor të vitit 2005. “Kurrë nuk do ta ndryshojmë strategjinë tonë, sepse mendojmë që ajo është e drejtë”, ka thënë Konjufca të dielën. “Metodat e veprimit të Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë qenë dhe do të mbesin: mobilizimi qytetar, aksione të drejtpërdrejta, demonstrata, tubime... Këtyre tash, përmes vendimit për pjesëmarrje në zgjedhje, ne ua kemi shtuar edhe angazhimin institucional, por ai nuk është zëvendësim për këto, as ndryshim i strategjisë, ne tashmë e kemi futur në metodologjinë e veprimit tonë edhe një metodë më shumë”, ka shtuar ai, duke u shprehur se synimi kryesor i lëvizjes është: “Të bëhet pavarësia sovrane e Kosovës”.
Konjufca nuk është dukur të jetë i shqetësuar për faktin nëse aktet e “Vetëvendosjes” arrijnë t’ia krijojnë dikujt perceptimin se lëvizja ka elemente dhune. “Nuk mendojmë që ky është një problem i madh, për arsye se ne mendojmë që padrejtësia është në anën e regjimit, kurse mendojmë që e drejta është në anën e qytetarit. Me këtë po dua të them se sa herë që ne e rezistojmë padrejtësinë, ne jemi të bindur që kemi të drejtë dhe kjo paraqet vetëm një metodë për arritjen e konceptit tonë politik”, ka thënë Konjufca./kd/