E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruksel mblidhen ministrat e Financave per te gjetur nje zgjidhje per krizen

Ministrat e Financave të BE do të takohen sot në Bruksel një ditë pasi takimit të eurogrupit. Komisioneri për çështjet monetare në BE, Olli Rehn tha se tashmë BE po hyn në një periudhe kritike 10 ditore për të përpiluar përgjigjen ndaj krizës.

Në takimin e së martës në mbrëmje, ministrat e Financave të eurozonës ranë dakord për një zgjerim të fondit financiar të stabilitetit, por jo deri në 1 trilion euro.

Shefi i eurogrupit Zhan Klod Junker tha se zgjerimi i fondit të shpëtimit do të jetë substancial. Liderët Europianë kërkojnë zgjerim të fondit, në rast se ekonomi të mëdha si Italia apo dhe Spanja do të kërkojnë fond shpëtimi.

Ministrat po ashtu ranë dakord të krijojnë një fond të përbashkët investimi i cili do të lejojë investitorët publikë dhe privatë të marrin pjesë në fondin europian të stabilitetit.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›