E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni, TI: Shqipëria renditet në vendin e 95-të

Shqipëria renditet në vendin e 95-të në listën e indeksit global të perceptimit të korrupsionit. Raporti, i publikuar nga Transparency International, thekson se vendi ynë nuk ka shënuar përmirësim krahasuar me një vit më pare dhe mbetet ende pas krahasuar me vende të tjera të zhvilluar.
Shqipëria ka marrë një vlerësim prej 3.1 pikësh nga TI-ja nga 10 pikë maksimale që mund të merrte nëse vendi nuk ka fare korrupsion, ndërsa më poshtë në listë nga të gjitha vendet e rajonit vlerësohet Kosova me 2.9 pikë.
Edhe kësaj radhe, Kosova renditet e 112-ta në mesin e 183 shteteve të botës nga Transparency International, së bashku me Egjiptin, Moldavinë, Senegalin, Vietnamin dhe Algjerinë.
Edhe vitin e kaluar, Kosova ishte renditur më poshtë në krahasim me vendet e rajonit, duke u klasifikuar në vendin e 110-të.
Ndërsa Kroacia e Mali i Zi ndajnë vendin e 66-të, Maqedonia renditet e 69-ta, Serbia e 86-ta dhe Bosnjë e Hercegovina hyn në vendin e 91-të.
Në nivel global, Zelanda e Re ka zënë vendin e parë në raportin e Transparency International, kurse në katër vendet e fundit janë renditur Afganistani, Somalia, Korea Veriore dhe Birmania.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›