Rritet presioni kunder Asadit - SHBA e Perendimi kerkojne doreheqjen e presidentit sirian

Presioni nderkombetar kunder presidentit Asad u rrit te enjten dukshem. Prej ditesh qarkullonin zerat sipas te cileve Shtepia e Bardhe do te kerkonte nga sundimtari sirian qe te jepte doreheqjen. Te enjten 18.08 ne nje deklarate me shkrim presidenti amerikan Barack Obama per here te pare e kerkoi doreheqjen e presidentit Asad- ne te mire te popullit sirian. Obama e akuzoi ate per masakrim te popullit te tij. Pak pas deklarates se Obames ne oren kater te mbasdites ministrja e Jashtme amerikane Hillary Clinton doli para shtypit Tranzicioni drejt demokracise ne Siri ka filluar. Ka ardhur koha per Asadin qe ai te largohet.
Me kete SHBA e rriten shume qarte presionin kunder pushtetmbajtesit sirian Bashar al-Asad. Deri te enjten qeveria amerikane kishte denuar ashper dhunen kunder popullit sirian dhe i kishte hequr te drejten Asadit si kreun legjitim te shtetit sirian.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Hillary Clinton ne konference shtypiNe te njejten kohe qeveria amerikane ashpersoi sanksionet kunder Sirise. Ato synojne te izolojne gjithnje e me shume presidentin sirian tha Clinton. Tek sanksionet ben pjese edhe ngrirja e pasurise se qeverise siriane ne SHBA si edhe ndalimi i qytetareve amerikane ne bizneset me Sirine. Ne SHBA ndalohet gjithashtu edhe futja e naftes dhe produkteve te saj nga Siria.
SHBA nuk do te nderhyje ushtarakisht ne Siri
Por nje nderhyrjeje te drejtperdrejte ushtarake apo te terthorte te Shteteve te Bashkuara ne Siri Hillary Clinton i dha nje pergjigje kategorike. Ne e kuptojme perpjekjen e madhe te popullit sirian qe nuk duan perzierje te ndonje shteti tjeter ne luften e tyre. Ne e respektojme kete deshire.
Ne nje aksion te koordinuar te enjten te Uashingtonit Berlinit Parisit dhe Londres eshte kerkuar gati ne nje kohe doreheqja e pushtetmbajtesit sirian ne nje deklarate te perbashket te kancelares gjermane Angela Merkel presidentit francez Nicolas Sarkozy dhe kryeministrit britanik David Cameron.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Bashar al-Asad nen presion nderkombetar
Hillary Clinton Qeveria e Asadit eshte denuar ne te gjitha anet e botes. Ajo mund te drejtohet vetem tek Irani po qe se do te gjeje mbeshtetje per veprimet e saj brutale dhe te padrejta.
Qe nga fillimi i protestave ne mars qeveria e Asadit eshte bere pergjegjese per vdekjen e se paku 1.900 antiqeveritareve. Hillary Clinton beri te ditur se gjendja ne Siri do te trajtohet edhe ne Keshillin per Te Drejtat e Njeriut te OKB-se ne nje takim te posacem ne Gjeneve.
Autor Anna Engelke / Lindita Arapi
Redaktoi Esat Ahmeti