Rexhepi për barrikadat: Duhet të hiqen me forcë
Tensionimi i situatës në veri të Kosovës ku ngelën të plagosur 21 ushtarë të KFOR-it, ka ngjallur reagimin e Ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi.
Në një intervistë për mediat kosovare, Rexhepi shprehet se heqja e barrikadave nëpër rrugët e veriut dhe funksionimi i organeve të sigurisë atje duket se nuk do të mund të realizohet pa përdorimin e forcës.
“Duket se pa përdorim të dhunës nuk do të mund të ketë pastrim të rrugëve sepse përditë tentimet për të larguar barrikadat po shoqërohen me sulm ndaj ushtarëve”, është shprehur Rexhepi, pasi sipas tij në kohën kur përpjekjet për largimin e barrikadave nga trupat e KFOR-it vetëm sa po shtojnë rezistencën e serbëve dhe numrin e ushtarëve të plagosur.
Ndërkaq KFOR-i shprehet për të lënë çështjen e heqjes masive të barrikadave pasi koha të ftohet edhe më shumë dhe njerëzit të mos mund të qëndrojnë gjithë kohën pranë barrikadave.