E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë , qeveria shpalli ditë pushimi 28 nëntorin

Megjithëse 28 Nëntori, Dita e Flamurit në Kosovë nuk është festë zyrtare, Qeveria e vendit e shpalli të hënën që vjen ditë pushimi në Republikën e Kosovës. Njoftimi është bërë i ditur nëpërmjet një njoftimi për media të ekzekutivit.
 

“Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Ditëlindjes së Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, dhe daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qeveria e Republikës së Kosovës ditën e hënë e shpall ditë pushimi në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
 

Sipas Ligjit për festat zyrtare, “festat e reja zyrtare mund të përcaktohen me plotësimin dhe ndryshimin e këtij ligji”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›