E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi priti në një takim Kurteshin

Në takim, Rexhepi ka potencuar problemet e mëdha sociale në Komunën e Mitrovicës, për shkak të rrethanave të njohura të pasluftës që kanë ndikuar drejtpërdrejt në këtë aspekt. Gjithashtu ai ka potencuar se në këtë komunë probleme të mëdha ka në aspektin e strehimit, meqë shumë banorë nga veriu i qytetit janë detyruar të zhvendosen dhe të jetojnë në jug dhe në qytetet tjera të vendit në kushte shumë të rënda.

Në këtë kontekst, Rexhepi, ka cekur çështjen e banesave dhe pronave të uzurpuara në veri të qytetit, ku administrata e UNMIK-ut nuk ka qenë efikase sa i përket lirimit të tyre.  Ai ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për bashkëpunim me Avokatin e Popullit në mënyrë që bashkërisht të gjendet zgjidhje për problemet që e sfidojnë popullatën e kësaj komune. Në anë tjetër, Kurteshi, ka falënderuar Rexhepin për mbështetje dhe ka premtuar se në punën e tij do të bazohet vetëm në rregullativën ligjore. (telegrafi/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›