E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi:Policia me plan për zhvillimin e zgjedhjeve serbe

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka bërë me dije se në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve serbe policia e Kosovës së bashku me faktorin ndërkombëtar ka përgatitur një plan operacionl për ruajtjen e qetësisë publike në gjithë territorin e Kosovës.
 

Rexhepi në një bisedë për gazetën “Epoka e Re”, ka thënë se në këtë kontekst, Policia e Kosovës do të ketë përgjegjësi sa i përket ofrimit të sigurisë për qytetarët, sidomos në ditën e zgjedhjeve.
 

“Policia e Kosovës ka përgatitur një plan operacional lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Por, për përmbajtjen e këtij plani nuk mund të flas. Policia e Kosovës është e gatshme të ofrojë një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, jo vetëm në atë ditë, por çdoherë që kërkohet një gjë e tillë”, ka thënë Rexhepi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›