Gjirokastër, kapet 100 kg marijuanë, në kërkim 4 persona

Një sasi prej 100 kg marijuanë është sekuestruar mbrëmë gjatë një operacioni antidrogë nga policia kufitarë në Gjirokastër.
Burime nga policia bëjnë me dije se droga është kapur në zonën e Llongo Vrisera ndërsa janë shpallur në kërkim edhe katër persona.
Ende nuk ka detaje lidhur me identitetin e këtyre personave ndërsa dyshohet se droga ishte marrë në Lazarat dhe kishte si destinacion Greqinë.