Trojet, nen akuze ish-kryebashkiaku
Tirane- Abuzimi me ndarjen e tokave ne zonen turistike bregdetare dhe dhenia e siperfaqeve per sheshe e leje ndertimi, cojne ne prokurori ish-kryebashkiakun e Lezhes, Gjok Jaku dhe tre zyrtare te tjere te urbanistikes dhe zyres vendore te regjistrimit te pasurive te paluajtshme. Padi penale per shperdorim detyre eshte bere edhe per 2 ish kryetare te komisioneve te ndarjes se tokes ne Voskopoje te Korces, 11 ish kryetare komisioni dhe 5 anetare te Keshillit te Rrethit ne Bucimas e Pogradec. Por denoncimit nuk i kane shpetuar as 3 punonjes te projekteve te menaxhimit prane Ministrise se Bujqesise per kanalin vadites ne Korce dhe 5 anetare te komisionit te vleresimit te ofertave ne operatorin e sistemit te shperndarjes Shkoder. Ky eshte konkluzioni i raportit me te fundit te Kontrollit te Larte te Shtetit, i cili ka referuar pese dosje ne Prokurorine e Pergjithshme per hetime te metejshme. Lajmin e bene te ditur burime zyrtare nga ky institucion dhe u konfirmua nga zedhenesi Edvin Morava.
Kontrolli ka nisur prej gjashte muajsh nga inspektoret e KLSH-se, duke marr shkas edhe nga ankesa te shumta te qytetareve. Objekt inspektimi kane qene bashkia e Lezhes, Komisioni i Ndarjes se Tokave ne kete rreth, kumunen Voskopoje te Korces, Bucimas te Pogradecit, projekti i vaditjes po ne Korce me vlere 6,5 milione USD dhe operatori i sistemit te shperndarjes ne Shkoder, filiali eletrik. Periudha e kontrolluar i perket viteve 2006-2007, nderkohe qe jane verejtur mijera shkelje ligjore ne ndarjen e tokave ne bregdetin e Lezhes dhe ne zonen e Voskopojes e Bucimasit, te njohura dhe si zona turistike. Kurse per kanalin ujites te fushes se Korces, eshte vene re se eshte kryer nje investim pa pasur nje burim furnizimi me uje, kurse ne disa zera jane paguar rreth 250 mije dollare pa kryer punime e shlyer detyrime tatimore.
Shkelje jane konstatuar ne KESH-in e Shkodres, procedurat tenderuese dhe prokurimet, ndersa ka pasur abuzime me faturat "zero" dhe vjeljet e detyrimeve te abonenteve. Gjithsej mesohet se ne pese dosjet e perpiluara, gjenden 4 denoncime per zonen e Lezhes, ku perfshihet edhe ish-kryebashkiaku Gjok Jaku, 2 zyrtare te denoncuar per abuzimet ne Voskopoje, ish-kryetare te komisioneve, 11 ish-kryetare komisionesh per ndarjen e tokave ne Bucimas te Pogradecit, 5 anetare te Keshillit te Rrethit, 3 punonjes te Projektit per fushen e Korces dhe 5 anetare te komisionit te ofertave per OSSH-ne e Shkodres. Akuzat e ngritura jane "shperdorim detyre" dhe falsifikime me tapite.
"Uria" per te zaptuar bregdetin me tapi false
Perpjekjet per te abuzuar me pasurite e patundshme vijne ne rritje. Kete fakt e ka konstatuar kontrolli i kryer nga inspektoret e KLSH-se pothuajse ne cdo rreth te vendit. Edhe gjate inspektimeve ne Lezhe, Korce dhe Pogradec, vihen re pervetesime te siperfaqeve te tera me toke bujqesore apo are, pavaresisht se familje te shumta nuk kane qene banore te atyre zonave. Por me flagrante mbeten rastet e dhenies se lejeve te ndertimit ne qytetin e Lezhes, per te cilat eshte vene nen akuze ish-kryebashkiaku Gjok Jaku. Nje tjeter fenomen ka qene zaptimi i tokes bregdetare, deri ne kufirin me valet e detit, duke ngritur godina gjigante dhe kryer investime nga persona te ndryshem. Ligji parashikon se nuk mund te privatizohet siperfaqja e tokes, te pakten 40 metra nga bregu i detit Adriatik, por ka ndodhur e kunderta. Siperfaqe te tera te konsideruara si "pyll" nga ZVRPP-ja e Lezhes i jane dhene personave te ndryshem. Jo me pak te theksuara kane qene abuzimet ne zonat turistike te Voskopojes dhe komunes Bucimas, kur shume tapi jane inekzistente, nje pjese tjeter te falsifikuara apo te korrigjuara.