E Diel, 1 Nëntor 2026

Reyez i lumtur pas fitores ndaj Barcelonës

Jose Antonio Reyes bëri një paraqitje të jashtëzakonshme për Atletico Madrid në fitoren befasuese ndaj Barcelonës dhe është i lumtur me rezultatin.

"Sot nuk dalluam të ftohtin ose diçka tjetër, të gjithë ishim të lumtur që luajtëm dhe fituam, nuk mund të kërkonim më shumë. E dinim se duhej të ishim shumë të mirë taktikisht, pasi Barcelona mund të shënojë gol në çdo kohë dhe e kemi parë këtë më herët".

"Në ndeshjet e fundit kam qenë në gjendje të ndryshoj gjërat për veten. është kënaqësi të ndjesh përkrahjen e tifozëve", ka thënë Reyez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›