E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski: I gatshëm të bisedoj me Papandreun

Jam i hapur për takim dhe i gatshëm të bisedoj me kryeministrin grek, Jorgos Papandreu në çdo kohë dhe në çdo vend. Kështu ka deklaruar të dielën kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Greuvski. "Unë jam i hapur për këtë, ndërsa bëj më dije se Papandreu pranoi propozimin tim, ndërsa datën e takimit do ta përcaktojmë në mënyrë plotësuese", deklaroi Gruevski duke dhënë pak detaje për një takim të mundshëm ndërmjet dy homologëve. Ai tha se kreut te qeverisë greke, i ka ofruar një ftesë për të vizituar Maqedoninë ose të takohen në ndonjë vend tjetër, duke përmendur Brukselin si destinacionin më të mirë të mundshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›