Belgjikë, 25 viktima nga përplasja e trenave
Nga Belgjika ka njoftime se të paktën 25 persona kanë humbur jetën gjatë përplasjes së dy trenave jashtë kryeqytetit, Bruksel.
Zyrtarë të hekurudhave thanë se dy trenat u përplasën në periudhën e ngarkuar të mëngjesit në Halle, në jugperëndim të Brukselit.
Kreu i bashkisë lokale i tha medias belge se të paktën 25 persona humbën jetën, por zyrtarë të hekurudhës nuk mund ta konfirmonin këtë shifër.
Mediat thanë se trenat u përlasën në kushtet e dëborës.
Punonjësit e shërbimeve të shpëtimit thanë se janë dëmtuar dhe linjat e rrjetit elektrik.
Ndalohen trenat
Udhëtimet me trena në zonë janë pezulluar, mes tyre dhe linja e shpejtë mes Parisit dhe Brukselit.
Janë anuluar çër momentin dhe shërbimet e Eurostar-it.
Nuk ka ndonjë shenjë të dukshme për shkakun e përplasjes, por ajo ndodhi pas një fundjave me dëborë dhe ngrica në Belgjikë.
Në vitin 2001 tetë persona u vranë dhe 12 u plagosën gjatë përplasjes së dy trenave pasagjerësh jashtë Brukselit.
Në një aksident tjetër në 2008-ën, 40 persona u plagosën nga përplasja e një treni pasagjerësh me një tren mallrash në qendër të Belgjikës.