E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezarta Shkurta, pasioni për fotot dhe ndryshimin e look-ut

 

Pak ditë më parë, Rezarta Shkurta u paraqit në publik me këtë pamje që shikoni tek fotoja majtas. Miqtë e saj pothuajse nuk arritën ta njohin. Flokët e shkurtra dhe të zeza të cilat me siguri ishin paruke, e kishin transformuar plotësisht. Rezarta preferon që të luajë shumë me look-un e saj por ama nuk duket se e tundon ndonjë ngjyrë tjetër përveç flokëve të verdha të cilat i shkojnë shumë. Pas suksesit të verës, me një axhendë të ngjeshur me koncerte dhe fitime të mira, këngëtarja bëhet gati për klipe të reja. Ndër pasionet e saj është edhe fotografia. Ajo ka fotografuar disa mikesha të saj dhe pëlqen të përpunojë fotot personale. Fotoja djathtas është një nga përpunimet që ajo ka bërë. Aty ka dalë me mikeshën e saj të ngushtë prej kaq vitesh, Vitën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›