Flori Lloga, jeta luksoze në Kaliforni e këngëtarit
Flori është njëri nga vëllezërit Lloga, të cilët vitet e fundit janë bërë të njohur në tregun muzikor shqiptar me këngët e tyre sa baladë aq edhe të nxehta verore, ku përveç gjetjes dhe muzikës së veçantë binte në sy luksi në klipet e tyre. Makina të shtrenjta, femra bombastike, dhe veshje shumë të bukura kanë tërhequr vëmendjen në klipet e Flori dhe Argjend Llogës. Por mesa duket nuk ka qenë një truk për të tërhequr vëmendjen, pasi dy vëllezërit këngëtarë që ngjajnë shumë me njëri-tjetrin janë vërtet të pasur. Mjafton të shohësh disa foto të Florit që i ka hedhur në profilin e facebook të realizuara përpara vilës së tij në Kaliforni (Shtetet e Bashkuara të Amerikës), ku jeton prej vitesh me bashkëshorten dhe fëmijët. Aty këngëtari menaxhon biznesin e tij privat, ndërsa suksesin me këngët ka arritur ta provojë në Tiranë. Dy vëllezërit Lloga hynë suksesshëm në tregun shqiptar të muzikës, ndërkohë që kishin realizuar katër albume më parë.