Rezistenca djeg shtepine, shpeton e moshuara
Elbasan- Nje e moshuar per pak sa nuk eshte djegur e gjalle ne banesen e saj, pasi xhaketa i kishte rene ne rezistencen me te cilen po ngrohej, dhe me pas ka marre flake. Nderhyrja e menjehershme e zjarrfikesve te Elbasanit dhe fqinjeve te 86-vjecares Aleksandra C., kane bere te mundur qe te shmangej tragjedia. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 19:20 te se henes, ne banesen ne pronesi te se moshuares qe jetonte e vetme, ne lagjen "Kala". Burime zyrtare te policise dhe grupit hetimor thane se 86-vjecarja ka qene duke u ngrohur e vetme ne katin e dyte te baneses se saj, prane nje rezistence elektrike. Por nga pakujdesia, xhaketa i ka marre flake dhe e moshuara ka kerkuar ndihme, me pas komshinjte kane lajmeruar menjehere zjarrfikeset. Punonjesit e zjarrfikesve kane hyre ne banese duke shuar flaket qe kishin perfshire Aleksandra C. Ajo eshte derguar ne spitalin e Elbasanit, ku eshte duke marre ndihmen e nevojshme mjekesore. Sipas bluzave te bardha, pacientja ka pesuar djegie ne pjesen e kurrizit dhe te shpatullave. Nderkohe qe zjarri ka djegur edhe disa orendi e pajisje shtepiake. Ftohja e motit eshte duke rrezikuar jeten e mjaft te moshuarve ne Elbasan. Dy dite me pare nje i moshuar gjeti vdekjen ne fshatin Bene te Labinotit Mal, pasi u bllokua nga reshjet e debores.
F. Salliu
F. Salliu