E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksion per masat antizjarr

Incidentet e ndodhura pas renies se zjarreve ne Tepelene dhe Gjirokaster, ku nje foshnje mbeti i vdekur dhe nje femije u lendua, kane hedhur ne aksion zjarrfikesit lokale. Gjate diteve te fundit, inspektoret e sherbimit zjarrfikes kane ushtruar kontrolle ne nje sere biznesesh, ne lidhje me plotesimin e kuadrit ligjor. "Menjehere pas zjarreve problematike te diteve te fundit, ne kemi inicuar nje fushate sensibilizimi ne komunitet", thote shefi i zjarrfikesve, Lefter Qirici. Paralelisht me keto kontrolle inspektoret po instruktojne edhe stafet e ndryshme te institucioneve, bizneseve etj., ne lidhje me perdorimin e pajisjeve antizjarr. Javen e kaluar flaket i moren jeten nje femije dy-vjecar ne rrethin e Tepelenes, nderkohe qe nje vater tjeter zjarri, shkrumboi edhe nje fabrike te prodhimit te kartopecetave ne rrethin e Gjirokastres.

B. K.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›