E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezoluta e PE, PD e PS e lexojnë ndryshe



Rezolutën e Parlamentit Europian për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm, maxhoranca dhe opozita e kanë lexuar ndryshe. Ndërsa për maxhorancën, kjo rezolutë është një mbështetje për Qeverinë e reformat e saj, për opozitën, rezoluta e PE-së shpreh domosdoshmërinë e bërjes së transparencës së zgjedhjeve. “Zgjidhja e krizës politike vjen vetëm me transparencë të plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit”, tha deputeti i PS-së, Namik Dokle. Por deputeti i PD-së, Edi Paloka, si dhe Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu thanë në fjalën e tyre se opozita ka lobuar kundër liberalizimit të vizave, madje sipas tyre ka përdorur para për këtë qëllim. Nga ana e saj, kryetarja e Kuvendit Topalli, kjo rezolutë shpreh mbështetjen për heqjen e shpejtë të vizave. “Më lejoni që në emrin tuaj të falënderoj Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, për vendimin historik që mori dje për heqjen e vizave, për lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Një vendim ky jashtëzakonisht i mirëpritur, i shumëpritur nga shqiptarët dhe që përcakton e vendos një gur kilometrik në të gjithë historinë tonë, për të cilin 20 vjetët e fundit shqiptarët kanë një meritë të jashtëzakonshme”, tha Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›