E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezoluta mbi etikën gjyqësore, PD publikon vendimin

PD bëri sot publike rezolutën mbi etikën miratuar nga Gjykata Evropiane e të drejtave të njeriut në KE. Deputeti Aldo Bumçi veçoi dy parime baze të kësaj rezolute të detyrueshme për tu zbatuar nga sistemet gjyqësore. 

TIRANE- Partia Demokratike njohu sot publikun me një rezolutë mbi etikën e miratuar nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Këshillin e Europës. Zëdhënës i grupit parlamentar i Partisë Demokratike Aldo Bumçi, në një konferencë për shtyp veçoi dy parimet bazë të kësaj rezolute të detyrueshme për tu zbatuar nga sistemet gjyqësore të të gjitha vendeve anëtare të Gjykatës Europiane të të drejtave të njeriut.
Sipas Bumçit këto dy parime të rëndësishmë përbëjnë boshtin i kritereve që vlerësojnë sjelljen e gjyqtarit, dhe ku duhet të bazohet sjellja e tyre.
“Parimi i parë i paanshmërisë, duhet që gjyqtarët të ushtrojnë funksionet e tyre me paanshmëri dhe të garantojnë aparencën e paanshmërisë”, tha Bumçi.
Gjithashtu ata duhet të kujdesen për të evituar konfliktin e interesit, si dhe situatat që mund të shikohen si shkak i konfliktit të interesit, theksoi zëdhënësi i grupit parlamentarë të PD-së, Aldo Bunçi.

Më tej Bumçi tha se “elementi i dytë, ka të bëj me integritetin, i cili vjen pas pasnshmërisë. Sjellja e gjyqatrëve duhet të jetë konsistente në përputhje me karakterin moral të lartë, që është një kriter për detyrën e gjyqësorit. Ata duhet të jenë të ndërgjegjshëm në çdo kohë për detyrën e tyre për të mbajtur lart reputacionin e tyre dhe të Gjykatës”. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›