Kapet shqiptaro-malazezi me 100 euro të falsifikuara
Policia dyshon se ajo është pjesë e ndonjë sasie të madhe kartëmonedhash false, që mendohet të jenë kontrabanduar nga Mali i Zi për në Shqipëri.
TIRANE-Një shqiptaro-malazez nga Tivari është ndaluar të shtunën nga shërbimet e Komisariatit numër 3 të Policisë së Tiranës dhe skuadra e Antikrimit ekonomik, duke tentuar të "thyejë" në një dyqan të këmbimit valutor një kartëmonedhë 100 euroshe të falsifikuar. Shpend Gorana duket se ka zgjedhur vendin e gabuar në rrugën "Mine Peza" në kryeqytet, për të thyer valutën false. Kartëmonedha është pikasur nga punonjësja e agjencisë së këmbimit valutor, e cila ka sinjalizuar pronarin dhe më pas policinë. Shërbimet e policisë së kryeqytetit duket se e kanë marrë seriozisht situatën duke ndaluar Goranën. Ky i fundit mësohet se është rezident në Tiranë dhe banon në një apartament te Kulla numër 2 e pallateve të El Sayed, në rrugën "Don Bosko". Gorana është marrë në pyetje në lidhje me mënyrën e sigurimit të kartëmonedhës false nga oficerët e Antikrimit ekonomiko-financiar. Policia dyshon se ajo është pjesë e ndonjë sasie të madhe kartëmonedhash false, që mendohet të jenë kontrabanduar nga Mali i Zi për në Shqipëri.
(s.g/GSh/BalkanWeb)