Topi zyrtarisht në krye të FRD-së

Ishte thënë prej më shumë se një viti, që Topi do të ishte në krye të një partie të re, e cila u zyrtarizua pak muaj më parë, nga ish-deputetë të Partisë Demokratike.
“Dëshiroj të shpreh sot publikisht vendimin politik për t’u bërë pjesë aktive e FRD, duke e parë këtë si një sfidë personale dhe një mision qytetar për të bërë më të mirën e mundshme në shërbim të qytetarëve dhe vendit. Për pesë vite pata fatin të përfaqësoj të gjithë shqiptarët, në detyrën e lartë kushtetuese të kryetarit të shtetit. Pas përfundimit të mandatit kushtetues, unë rikthehem në politikë aktive, me përvojë shumë herë më të madhe shtetërore dhe politike, me një ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe me një synime të qarta për një kontribut të vazhdueshëm në arritjen e atyre standardeve të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, të cilat ne ia premtuam qytetarëve shqiptarë në revolucionin studentor dhe qytetar të vitit 1990”, tha Topi në fillim të fjalës së tij.
Ai shtoi se shqiptarët kërkojnë një ndryshim pozitiv për veten dhe vendin, veçanërisht sjellje të re politike. “Fryma e Re Demokratike është përçuese e kësaj kërkese të gjerë qytetare për një frymë të re, për sjellje e mentalitete të reja, për politikë të re dhe një agjendë të re për zhvillimin e demokracisë dhe progresin e vendit. Ne kemi marrë përsipër misionin ta përfaqësojmë zyrtarisht këtë frymë që përfshin tri breza qytetarësh: të rinjtë, të cilët sistemi i sotëm politik i ka përjashtuar nga vendimmarrja, shanset e karrierës, fjalës, organizimit apo integrimit real në strukturën politike e shoqërore; shtresën e mesme e cila mbajti peshën kryesore në ngjarjet e 20 viteve dhe që sot ndjehet e braktisur, e kërcënuar nga papunësia dhe mungesa e respektit dhe dinjitetit social; e papërfaqësuar dhe e plagosur në idealet e saj, në shpresat e saj, në shanset për një të ardhme më të mirë për familjet e tyre; një moshë të tretë aktive dhe me kontribute të mëdha për vendin, që qeveritë e majta dhe aleatët e tyre në të djathtë e kanë braktisur duke e konsideruar barrë për buxhetin shtetëror dhe shoqërinë”, tha më tej ish-Presidenti.
Duke nënvizuar se FRD është parti e qendrës së djathtë, me respekt të thellë për parimet konservatore të shtetit dhe ligjit, të kushtetutës dhe drejtësisë, kryetari i kësaj partie, tha se për FRD-në, pushteti nuk është qëllim në vetvete. Ai tha se kjo parti synon të ofrojë një program politik konkret dhe përfaqësues, që nuk synon të mbledhë vota, por mbi të gjitha të përfaqësojë e marrë përsipër zgjidhjen e problemeve reale që shqetësojnë qytetarët. /S.Ll/Start/
2012-09-07 11:24