E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU: Qeveria e Kosovës të unifikojë prefiksin

“Kjo nismë jo vetëm që do t’i kursejë bashkëkombësve tanë të Kosovës qindra milionë euro që deri më sot kanë shkuar drejt Monakos, Sllovenisë e Serbisë por shërben si një hap i rëndësishëm drejt unitetit kombëtar dhe përputhet me qëllimet dhe programin e partisë sonë”, thekson kjo parti.

PDIU kërkon që rezoluta të merret sa më shpejt në shqyrtim nga Qeveria e Kosovës por edhe ajo e Shqipërisë si dhe të ndërmerren pa humbur kohë hapat e nevojshëm për ta mundësuar unifikimin e prefikseve ndërkombëtar telefonik.

“Do të qe e një simbolike dhe vlere të veçantë që marrëveshja e unifikimit të prefiksit të konkludohej brenda këtij viti jubilar. Ne do të përdorim ndikimin tonë dhe do përkrahim çdo përpjekje të tillë që mundëson integrimin mbarë-kombëtar dhe vë në vend padrejtësinë kombëtare që i është bërë kombit tonë në 1913. Prandaj ne urojmë që kjo nisëm të mos ngelet e izoluar por të shoqërohet nga të tjera nisma të ngjashme që kanë për objektiv forcimin e lidhjes brenda kombit tonë”, thuhet më tej./Start/

                                                                                             2012-09-07 15:02
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›