Policia ndalonndihmësministrinserb për Kosovën
PRISHTINE- Policia e Kosovës ndalon në Mitrovicë, të ashtuquajturin ndihmësministër serb për Kosovën, Dragan Petkovic, i cili është pjesë e delegacionit të Serbisë që planifikonte të vinte sot në Kosovë.
Mediat kosovare informojne se Petkovic kishte hyrë në territorin e Kosovës pa leje dhe pas ndalimit po përcillet nga policia për në pikën kufitare në Merdare.
Pjesë e delegacionit ishte dhe Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç. Por tër mërkurën ( dje) Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi mori vendim që mos të lejohen vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë, për shkak të provokimeve politike që janë shkaktuar nga këto vizita deri më tani.
Mediat vendase informojnë se Bogdanoviç deri mesditën e sotme nuk është parë t'i afrohet në pikat kufitare.
Dje në një deklaratë për media, zoti Bogdanoviç tha se ky vendim, me të cilin ndalohej edhe vizita e tij ishte “e prapranueshme dhe paraqiste edhe një provokim politik dhe lëvizje të re të njëanshme të institucioneve të Kosovës”.
(s.g/balkanWeb)