E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liqeni i PeruçacitVullnetarë në kërkimepër viktimat e luftës

SARAJEVE- Rreth 100 vullnetarë i janë bashkuar gjatë 24 orëve të fundit ekipit që po kërkon në pjesën boshnjake të Liqenit të Peruçacit për viktimat e luftës së viteve ’90-të.

Deri tani janë gjetur mbetjet e 73 personave, të cilat janë dërguar për analiza identifikuese. Në qytetin e Vishegradit, jo larg liqenit, në luftën e viteve ’92-’95 janë vrarë 824 boshnjakë.

Në pjesën e liqenit që gjendet brenda territorit të Serbisë kërkimet po vazhdojnë për gjetjen e viktimave të mundhsme të luftës në Kosovë.
(s.g/europaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›