AAK: Thaci ne bisedimetsekrete Kosove-Serbi,qeveria mohon
PRISHTINE- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bërii të ditur se “së paku në tri shtete perëndimore dhe në një shtet të rajonit, përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës, prej nivelit të këshilltarëve politikë e deri tek kryeministri i qeverisë, kanë pasur takime të fshehta me përfaqësuesit e Serbisë”.
Nënkryetari i kësaj partie, Ardian Gjini, i ka bërë këto komente, gjatë një takimi me gazetarë sot, ditën kur zyrtarë të AAK-së kanë thënë se do të dalin me fakte të sakta për, siç është thënë, bisedimet e fshehta që Prishtina po i zhvillon me Beogradin.
Ai ka thënë se nuk do të përmend emrat e atyre që kanë zhvilluar bisedimet e këtilla, sepse, siç ka thënë, “ka premtuar se nuk do ta bëjë një gjë të këtillë”.
“Jemi të gatshëm të paguajmë çdo çmim politik, me qëllim të vetëm që qytetarët e Kosovës ta dinë të vërtetën për të këqijat e njëpasnjëshme politike dhe ekonomike, të cilat udhëheqësia e sotme e Kosovës po i bën në dëm të vendit dhe prapa shpinës së kosovarëve”, ka thënë zoti Gjini, në konferencë me gazetarët.
REAGON QEVERIA
Menjëherë ka reaguar qeveria e Kosovës e cila ka hedhur poshtë akuzat se mes saj dhe Serbisë ka pasur bisedime sekrete.“Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë bisedime sekrete, por vetëm bashkëpunim ndërshtetëror mes dy vendeve të pavarura e sovrane”- ka thënë në një konferencë për shtyp zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi.
Lidhur me deklaratat e AAK-së, zëdhënësi i qeverisë tha se “normalisht nuk mund të ketë informacione për diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë”, duke shtuar se "kjo parti duhet t'i kërkojë falje publike Qeverisë dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës për këto shpifje ordinere dhe për mbajtjen në tension të opinionit publik për ditë me radhë”.
“Ne kemi thënë dhe ua konfirmoj edhe një herë, se nuk ka pasur kurrëfarë bisedimesh sekrete dhe se me Serbinë mund të ketë vetëm bashkëpunim ndërshtetëror, siç është deklaruar shumë herë nga ana e institucioneve, Qeverisë së Republikës së Kosovë, por jo bisedime ose negociata”, theksoi zëdhënësi Krasniqi.
(s.g/europaelire/atsh/Balkanweb)