E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Deklarata e serbëve në Veritë Kosovës, e pavlerë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu e cilëson të pavlerë deklaratën që ka qarkulluar ditët e fundit për mundësinë e shpalljes së pavarësisë të veriut nga serbët e asaj pjese.

Presidenti i vendit vlerësoi sot se kjo letër është joserioze dhe si e tillë "nuk ia vlen të merren me të", citon media kosovare.

Sejdiu pranoi se pas kësaj letre kanë pasur takim me përfaqësuesit e vendeve të Quint-it por sipas tij, deklaratës së lëshuar nga persona anonim nuk i është dhënë rëndësi e madhe dhe institucionet e Kosovës janë treguar të matura në këtë rast.

Presidenti gjatë qëndrimit në komunën e re të Parteshit, mori pjesë në inaugurimin e strukturave udhëheqëse të komunës serbe ku asamblistët bën betimin para tij.

Sejdiu, përfaqësues të ICO-së dhe të pushtetit lokal kanë premtuar mbështetje për komunën e Parteshit, për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
(s.g/telegrafi/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›