E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezoluta serbe, Gruevski dhe Ivanov ende nuk prononcohen

Të paktën kështu janë deklaruar përfaqësuesit shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë, zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi dhe Sekretari shtetëror në Ministrinë e Jashtme, Abdulkadër Memedi. Por kryeministri Nikolla Gruevski dhe presidenti Gjorgje Ivanov deri më tani nuk kanë shpalosur qëndrimin e tyre për rezolutën serbe.

Burime pranë Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve INA se Maqedonia ka presion nga bashkësia ndërkombëtare për të votuar kundër rezolutën serbë. Por Shkupi zyrtar nuk është i gatshëm për një veprim të tillë, për shkak të frikës nga ftohja e marrëdhënieve me Beogradin. Mësohet se kreu i shtetit maqedonas po mendohet të mbajë qëndrim neutral ndaj kësaj çështjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›