Rezoluta serbe për Kosovën nuk do të ndryshojë
Lajmi u bë publik nga mediet serbe, duke u mbështetur në burimet nga kreu i koalicionit qeverisës në Serbi. Kështu është vendosur, shkruan gazeta serbe “Blic”, në nivelet më të larta me gjithë vërejtjet nga Brukseli, por edhe ndarjet e dukshme në koalicionin qeverisës rreth rezolutës.
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, kryeministri Mirko Cvetkoviç, nënkryetarët e qeverisë, Bozhidar Gjeliç dhe Ivica Daçiç, si dhe ministri i Jashtëm, Vuk Jeremiç, mbështesin idenë se përmbajtja e rezolutës është zgjidhja më e mirë e mundshme dhe se nuk duhet pranuar kërkesat e SHBA-së dhe të anëtarëve më me ndikim të BE-së që teksti të pësojë ndryshime qenësore.
Vendet e Peshëses (SHBA, Kinë, Rusi, Britani, Francë) i kanë tërhequr vërejtjen Beogradit nëpërmjet rrugës diplomatike se rezoluta serbe për Kosovën nëse nuk do të ndryshohet, do të ngadalësojë integrimet e Serbisë në BE. Këto njoftime kanë shkaktuar papajtueshmëri në koalicionin qeverisës. Sipas “Blic” në njërën anë është SPO, G17 + dhe një pjesë e DS. Ky grupacion angazhohet për gjetjen e kompromisit dhe “zbutjen” e rezolutës.