Rezoluta serbee papranueshme
NEW YORK- Shumica e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e kanë kundërshtuar rezolutën që Serbia dorëzoi pasditen e djeshme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Shtete si Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë vlerësuar se teksti i rezolutës serbe është i papranueshëm pasi në të thuhet se Serbia dhe Kosova duhet të vendosin “dialog për të gjitha çështjet e hapura”.
Sipas këtyre vendeve, të cilat e kanë njohur ndër të parat pavarësinë e Kosovës, është dashur të precizohet se bëhet fjalë për “bisedime për çështje teknike” e jo për të “gjitha çështjet e hapura”.
“është dashur të specifikohet qartë, pasi për Serbinë çështje e hapur është edhe ajo për statusin, ndërkohë që ne vlerësojmë se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, dhe se nuk mund të ketë bisedime për statusin e saj”, citon e përditshmja serbe Blic një diplomat të huaj të mirinformuar.
Serbia ia ka dorëzuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së tekstin e rezolutës së re për Kosovën, me të cilën sipas medieve serbe, nuk përmenden negociatat për statusin, por theksohet se “secesioni është mënyrë e papranueshme për të fituar Kosova sovranitetin territorial”.
“Me rezolutë, Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së i propozohet konkluzioni rreth mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.
Shtetet e Bashkuara dhe shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian, sipas medieve serbe, kanë insistuar që në tekst të rezolutës serbe të precizohet se bëhet fjalë për “bisedime teknike mes Beogradit dhe Prishtinës”, gjë që edhe ato vet e përkrahin.
(e.n/tg/BalkanWeb)