E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dodik: Serbiaduhet ta pranojëhumbjen e Kosovës

BEOGRAD- Serbia duhet ta pranojë humbjen e Kosovës, deklaroi kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjes, Milorad Dodik.

"Beogradi duhet të jetë i ndërgjegjshëm se Kosova nuk është më pjesë e Serbisë", theksoi Dodik në një intervistë për gazetën "Veçernje novosti".

Sipas Dodik, Beogradi duhet të vendosë kushtet e tij për ta pranuar pavarësinë e Kosovës.

"Beogradi duhet të kërkojë që pjesa veriore e Kosovës të mbetet në Serbi", propozoi Dodik.

Javën e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vlerësoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
(e.n/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›