Diplomati në Rusi:SHISH bashkëpunimme ish-KGB
TIRANE- Ndërsa në Shqipëri zien debati për ligjin e ri të SHISH-it që I ndërpret mandatin kryetarit aktual Bahri Shaqiri, mijëra kilometra larg ka plasur një “bombë”, ciflat e së cilës mund të godasin fatalisht Tiranën.
Ambasadori shqiptar në Federatën Ruse, Bjellorusi dhe në Komounelthin e Shteteve të Pavarura, Sokol Gjoka, u ka deklaruar mediave dhe qarqeve shkencore të Moskës se “kooperimi i shërbimeve speciale të të dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Rusisë ka karakter të qëndrueshëm”. Kjo deklaratë konfirmohet nga universiteti MGIMO, i MPJsë ruse. Ajo vjen në një moment krejt të papërshtatshëm për Shqipërinë e cila ka pak kohë që festoi 1-vjetorin e anëtarësimit historik në NATO.
Konfirmimi për një bashkëpunim të qëndrueshëm midis dy vendeve në fushën e sigurisë është artikuluar nga ambasadori Gjoka në datën 2 nëntor 2009. Ky deklarim është përsëritur dhe në një takim të ambasadorit Gjoka me studentë rusë dhe shqiptarë dhe profesorë të universitetit “MGIMO” të Ministrisë së Jashtme Ruse, më 25 shkurt 2010.
(per me teper lexoni Gazeta Shqiptare)
(e.n/GSH/BalkanWeb)