Kriza, Lidington:Dëmton imazhinbllokon reformat
TIRANE- Ministri britanik për Evropën, David Lidington, në një intervistë për BBC-në deklaron se ngërci politik në Shqipëri, përbën një pengesë për disa reforma jetike në vend. “Ne jemi shumë të shqetësuar nga vazhdimi i ngërçit politik mes qeverisë shqiptare dhe opozitës. Kjo situatë po dëmton imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe ajo që është më e rëndësishme, po bllokon disa reforma jetike që janë në interes të popullit shqiptar”, - shprehet ministri britanik.
Sipas tij Britania e mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, por deri sa ky proces të ndodhë, palët duhet të gjejnë rrugën e dialogut, e njëkohësisht të përmbushin kushtet e nevojshme për anëtarësim. “Britania vazhdon të mbështesë fuqimisht perspektivën evropiane të Shqipërisë, por që kjo përspektivë të përbushet, duhet vullnet politik si dhe shumë energji për të plotësuar kushtet e nevojshme në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ne shpresojme që forcat politike në Shqipëri të gjejnë një rrugëdalje nga ky ngërç. Është shumë e rëndësishme që dy apo tre forcat politike të punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje që duhet mbështetur në parimin e transparencës dhe kushtetutshmërisë”, - deklaroi Lidington për BBC-në.
Në lidhje me integrimin e rajonit të Ballkanit Lidington u shpreh se, “Është në interesin e Mbretërisë së Bashkuar dhe, sigurisht, edhe të Bashkimit Evropian që të mos lejojmë rikthimin e tensionit etnik dhe trazirave në këtë rajon. Ne duhet t'i mbështesim qeveritë e rajonit që këto vende të konsolidojnë stabilitetin politik dhe respektimin e shtetit ligjor dhe të hedhin hapa për pajtimin etnik”, - theksoi ai.
(m.a/BalkanWeb)