E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezoluta/Parlamenti Evropian: Shqipërisë t’i jepet statusi, pasi të jenë miratuar 3 ligjet

14-12-2012 / Gazeta 55

PE miratoi dje Rezolutën për Shqipërinë pas dy ditësh diskutime, duke kërkuar përpjekje të reja për sa i përket reformave. Gjatë diskutimeve të raportit të eurodeputetit, Nikolas Chountis u mirëprit progresi i bërë nga Shqipëria në arritjen e prioriteteve siç është heqja e imunitetit apo reforma zgjedhore, por gjithashtu vëmendje iu kushtua përmbushjes së 3 reformave kyçe në gjyqësor, administratë publike dhe për funksionimin e parlamentit, me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat

Parlamenti Evropian, i mbledhur në seancë plenare në Strasburg, i thotë “Po” statusit të kandidatit për Shqipërinë pa humbur kohë, sapo të përmbushen 3 kushtet e Komisionit Evropian, për ligjin e Gjykatës së Lartë, të Nëpunësit civil dhe përmbylljen e reformës parlamentare. Gjatë diskutimit të raportit të eurodeputetit, Nikolas Chountis eurodeputetët kanë përshëndetur dialogun politik konstruktiv midis mazhorancës dhe opozitës që ka bërë të mundur përmbushjen e pjesës më të madhe të 12 prioriteteve, ku veçohet funksionimi normal i parlamentit, zgjedhja e avokatit të popullit, reforma elektorale, apo mbrojtja e të drejtave të minoriteteve. Por ata konsiderojnë, se roli i kontrollit të parlamentit duhet forcuar më tej. Shqetësimi kryesor në rezolutën e Shqipërisë ashtu si në vendet e tjera të Ballkanit mbetet reforma e sistemit të drejtësisë; Eurodeputetët insistojnë mbi pavarësinë, integritetin dhe transparencën e sistemit të drejtësisë larg çdo ndikimi të politikës dhe korrupsionit.
Për eurodeputetët, zgjedhjet e 2013 mbeten një test për pjekurinë e demokracisë në vendi dhe i bënë thirrje të gjitha partive politike të tregojnë angazhimin për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas eurodeputetëve këto zgjedhje do të testojnë edhe aftësinë e të gjitha forcave politike për tu inkuadruar në një axhendë të përbashkët evropiane për vendin. “Ne e kemi bërë të qartë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria që të vazhdojë progresin në rrugën e integrimit Evropian. Kushtet janë ende aty prandaj duhet të vazhdojmë të inkurajojmë miqtë shqiptarë në qeveri dhe në opozitë që të fokusohen mbi procesin e integrimit evropian. I bëjmë thirrje partive politike që të angazhohen në një fushatë dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet konsiderohen gjithashtu si një test për kapacitetin e forcave politike për tu angazhuar në një kalendar të integrimit evropian të përbashkët për vendin”, thuhet në rezolutë.
Eurodeputetët mirëpritën angazhimin e Komisionit për ta vendosur sundimin e ligjit në qendër të politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian. Ndërkohë eurodeputetët u shprehën të shqetësuar për progresin e ngadaltë të Shqipërisë në reformën në gjyqësor e cila duhet të jetë një proces i pakthyeshëm. Eurodeputetët insistojnë në pavarësinë, integritetin dhe transparencën e sistemit gjyqësor, të lirë nga ndërhyrja politike dhe korrupsioni, ndërsa vihet theksi tek rreziku i një administrate publike të politizuar.
Parlamenti Evropian ka diskutuar gjatë dy ditëve në një seancë të posaçme mbi përfundimet e bëra publike në 11 dhjetor, në Këshillin e Ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, ku Shqipërisë nuk iu dha për herë të tretë statusi, për mos plotësim të kushteve. 3 kushtet që mbeten ende për të plotësuar kanë të bëjnë me miratimin e pr/ligjit për Gjykatën e Lartë, reformën parlamentare dhe statusin e nëpunësit civil. Nga ana tjetër, Partia Socialiste si përgjegjëse direkte për refuzimin e tretë radhazi të statusit, vazhdon të insistojë në qëndrimet e saj paranojake me efekt elektoral, duke i mohuar vendit rrugën e progresit evropian. Gjithsesi, të gjitha institucionet e Brukselit janë në koherencë të plotë rreth përparimit të reformave të Shqipërisë, por problemi i statusit është politik dhe për këtë përgjegjësia bie mbi Partinë Socialiste dhe lidershipin e saj, Edi Rama vota e munguara e të cilëve, penalizmi Shqipërinë për të tretën herë radhazi në përpjekjet për statusin e vendit kandidat në BE.

Pikat e rezolutës të Parlamentit Evropian
- Dialogu politik konstruktiv në Shqipëri ka luajtur një rol të rëndësishëm në arritjen e progresit të 12 prioriteteve kyçe, për të cilat është rënë dakord me BE-në
- Shqipërisë duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat pa vonesa pasi ajo të ketë përmbushur 3 prioritetet kyçe
- PE vlerëson emërimin e Avokatit të Popullit
- Eurodeputetët mirëpritën angazhimin e Komisionit për vendosjen e sundimit të ligjit në qendër të Politika e zgjerimit të BE-së
- PE vëren përparim të ngadaltë me reformën në gjyqësor, por thekson se ky është jë proces i pakthyeshëm
- PE insiston për pavarësi, integritet dhe transparencë të sistemit gjyqësor
PE apelon gjithashtu që të tregohet kujdes nga rreziqet e politizimit të administratës publike dhe lufta e pamjaftueshme kundër korrupsionit.

Zgjedhjet parlamentare të 2013-ës, test pjekurie
“Zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm do të jenë një test i rëndësishëm i pjekurisë demokratike të Shqipërisë. Të gjitha forcat politike duhet të angazhohen plotësisht, për një fushatë zgjedhore të lirë dhe të ndershme. Zgjedhjet do të testojnë aftësinë e të gjitha forcave politike, me qëllim për të nisur një axhendë të përbashkët evropiane për vendin”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›