E Diel, 1 Nëntor 2026

Enveri, jo person historik, por protagonist i së keqes

14-12-2012 / Nga Kostaq Xoxa

Në librin e tij të njohur “I protagonisti del male“, historiani i njohur Josè Ruiz, ka vënë nën shënjestër protagonistët e së keqes të cilët nuk meritojnë të quhen persona historikë. Libri përmban këtë nëntitull: “Udhëtim ndërmjet personazheve më mizorë të historisë”. Kuptohet se në këtë mënyrë autori i përjashton si persona historikë ata që ai i ka vënë në shtyllën e turpit. Në ballinën e librit janë vënë fotot e tre protagonistëve të së keqes: Stalinit, Hitlerit dhe Rasputinit. Enver Hoxha nuk është vënë në listë, jo se nuk ka tiparet e personave të përjashtuar nga lista e zezë, por se është gjykuar se nuk ndikon në shigjetën e balancës të keqbërësve me përmasa të rruzullit tokësor. Mbase për të qenë i thukët. Sepse, duke damkosur mirë e qartësisht Stalinin, E.H.-a është i nënkuptuar, si një Stalin i vogël. Ai, gjersa vdiq në vitin 1985, nuk ka reshtur së ekzaltuar atin e tij shpirtëror, me tiparet gjakatare si të mentorit të tij të Perandorisë së kuqe. Ndërsa statujat dhe bustet e Stalinit u hoqën nga të gjitha piedestalet e kontinentit tonë kur ndodhi ajo ngjarja fatlume e destalinizimit, pas vitit 1956,  këto mbetën të paprekura në vendin tonë. Duhej ruajtur me çdo kusht një karrige e njollosur me gjak të pafajshëm. Për hir të kësaj karrigeje, për të mos e lëshuar fronin e përgjakshëm, Shqipëria jonë nuk e shijoi, për një të tretën e shekullit plus, atë sistem të ri të njëfarë lirie relative, të njëlloj frymëmarrjeje me pak ose aspak dënime kapitale, të pranimit të një disidence të kufizuar, të ngritjes së mirëqenies, ndonëse jo në atë nivel si të vendeve të Europës Perëndimore. Neve na u ofrua ushqimi me bar, mjaft që të ruanim parimet! Tallonat e mjerimit nuk na u ndanë...
Në librin “Protagonistët e së keqes” udhëtohet përmes personazhesh me tipare çnjerëzore, duke filluar nga shekulli X para Krishtit. E kësaj kohe është Dalilaja, e ndjekur nga Gezabela (sh.IX para K.). Pastaj vijmë në Romën e lashtë, me Luçio Kornelio Silën (137-78 p. K), me Tiberin (41 p. K- 37 pas K.), me Kaligulën (12 -41 pas K.), Me mesalinën (23-48 pas K.), Me Agripinën (16-59 pas K.), me Popean (I, pas K.), me Neronin (37-68 pas K,), me Lokustën (I, pas K., me Komodon (161-192 pas K.). Më pas e kanë radhën pushtuesit: Atila (405-453), Xhnxhis Khani (1162-1227), Fredegonda (545-597), Brunilda (534-613), Rui Velázkuez (sh.X), Belido Dolfos (sh. XI), Makbethi dhe Ledi Makbeth (sh. XI). Gjatë Rilindjes: Tomas  de Torkuemada (1420-1498), Cezar Borxhia (1475 -1507), Lukrecia Borxhia (1480-1519), Maria I Tudor, e quajtur gjakatarja), Ivani IV i Tmerrshëm (1530- 1584). Vijmë te personazhet rrëqethës: Xhil De Rais (1400-1440), Vlad Gjakpirësi, i njohur si Drákula (1430-1476), Kontesha Erzébet Bátori (1560-1644). Nuk mungojnë edhe shkrimtarët: Nikoló Makiaveli (1469-1527), Markezi de Sade (1740-814). Piratët (Vëllezërit Barbarosa (1473-1518 / 1467-1546),Eduard Tiç Barbanera (sh.18),. Kardinalë: Kardinali Rishëlië (1585-1642), Kardinali Mazarin (1602-1661). Vrasës serialë: Markeza de Brenvilié (1630-1676). La vuazen (1640-1680), Xhek  Shqyerësi (fundi i sh. 19), Landrú (1869-1922). Keqbërësit e Nënës Rusi: Pietri I i Madh ( 1627- 1725), Katerina II e Madhe (1729- 1796), Nikolla I (1796-1855), Rasputini (1864- 1916): Franca dhe Spanja, gjer në Regjimin e Ri: Robespierri, Napoleoni I (1769-1821). Ferdinandi VII (1784-1833). Gjeneralë pa nder: Gjenerali Kuster (1839-1876), Ferdinand Ualsin Estérhazi (1847-1923). Banditë: Billy the Kid (1859-1881). El Pernales (1879-1910). Boni dhe Klaidi (1910/ 1909-1934). Al Kapone  (1890-1947). Terrori nazist  Hitleri (1889-1945). Kriminelët nazistë në procesin e Nurembergut (20 veta).  Terrori modern :Stalin (1879-1953). Nikolae Çaushesku  (1918-1989). Pol Poti (1928-1998). Idi Amin Dada (1925-2003), Slobodan Milosheviç (1941-2006), Osama Bin Laden (1957 -  2012).
Ja, pra, cilët janë protagonistët e së keqes. Enveri, siç e thamë në fillim, nuk është as i rëndësishëm për t’u vënë si personazh historik. Mjafton Stalini, madje si protagonist i së keqes. Por edhe fakti se Enveri është i deklaruar si stalinist, gjer në mbarim të jetës. Mos  quhet si përsëritje që s’ia vlen të bëhet? Po të vihej, pranë Milosheviçit do të vihej, në këtë listë e cila nuk të jep asnjë mbështetje që të përmendet si i denjë për një statujë, për inat të tjetërkujt. Në një shkrim, që e ka radhën fill pas këtij, do të shohim se Enver Hoxha ka dhënë urdhra vetjakë për vrasje personash, vetëm se i bënin hije në personalitet, pavarësisht se viktimat ishin tërësisht të pafajshëm politikisht.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›