FMN alarmon për rreziqet ndaj tregut global
Fondi Monetar Ndërkombëtar sot ka paralajmëruar se ka “rreziqe shumë të qarta” për rikuperimin e ekonomisë globale.
FMN ka publikuar një paralajmërim në Sao Paolo ndersa ka bërë publik edhe një raport që është nje rishikim mbi ekonominë botërore.
Raporti i FMN-së, thotë se shqetësimet rreth eurozonës të zhytur në borxhe, sidomos vende si Greqia, Irlanda dhe Portugalia, kanë rikthyer fokusin në mundësitë e mëdha të goditjes, si sëmundje ngjitëse ndaj bankave.
Fondi gjithashtu i ka bërë thirrje Kongresit amerikan që të rris nivelin e kufizimit të borxhit, duke paralajmëruar se dështimi për të reaguar mund të rrezikoj një përmbytje të madhe të tregut global.