E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD e Kukesit akuzon te pavarurit per blerje te votave ne komuna

Ndryshimi i hartes elektorale ne qark acaron demokratet

Ne te tre rrethet e Qarkut te Kukesit perkatesisht ne qytete dhe ne komuna PD-ja ka fituar shumicen e njesive vendore ndonese harta elektorale ka pesuar ndryshime ku bastione te se djathtes kane votuar majtas. Drejtues te deges se PD-se ne Kukes kane deklaruar se kane fituar gjithsesi bindshem kundrejt PS-se por duket se kesaj radhe ne keto zgjedhje perben nje dukuri fitorja e tre kandidateve te pavarur ne rrethin e Kukesit.

Ne nje konference per gazetare qe dha dje kryetari i PD-se se Kukesit Ibsen Elezi iu kushtua pikerisht kandidateve te pavarur duke i akuzuar se kane blere me leke votat e zgjedhesve.

Ai deklaroi se nga Partia Demokratike ka konstatuar te gjitha rastet e konvertimit te lekut ne vote sic tha ai dhe duke e denuar kete fenomen ai shtoi se kryetaret e pavarur te komunave te cilet pas fitores kerkojne ti bashkengjiten Partise Demokratike nuk do te jene te mirepritur ne kete koalicion.

Elezi la te kuptohet se behet fjale per kryetarin sapozgjedhur te komunes Terthore i cili vetem kater dite me pare menjehere pas certifikimit nga KZAZ-ja deklaroi se do ti bashkengjitet Partise Demokratike.

Kryetari i Terthores Rr. Dema pat thene se vetem per faj te drejtuesve te PD-se ai u detyrua te dale dhe te fitoje si i pavarur pasi ne thelb ai eshte demokrat. Por Elezi duke iu pergjigjur kesaj pike tha se Dema ishte perjashtuar kater vite me pare nga PD-ja dhe se tani nuk mirepritej pavaresisht se kishte ofruar te bashkengjitej me PD-ne.

Ne gjithe Qarkun e Kukesit numrin me te madh te njesive vendore e ka marre Aleanca per Qytetarin e kryesuar nga Partia Demokratike ndersa e dyta eshte renditur Aleanca per te Ardhmen e cila ka zgjeruar harten roze me dy njesi ne Tropoje me Bashkine e Krumes me tre njesi ne Kukes. Kandidatet e PD-se kane fituar 18 njesi vendore ndersa kandidatet socialiste 8 njesi vendore dhe te pavarurit 3 njesi vendore. Ndersa mesohet gjithashtu se edhe vendet ne keshillat bashkiake dhe komunale i ka fituar koalicioni i PD-se i cili ndiqet nga PS-ja dhe aleatet.

Shtojme se edhe ne keshillin e qytetit te Kukesit jane konfirmuar dy kandidate te pavarur nga shtate qe ishin ne konkurrim por nga 13 qe kishte keshilli i shkuar.

Ne listen e kandidateve te pavarur ka konkurruar edhe nje femer perkatesisht nje studente e mbeshtetur nga shoqeria civile por e cila nuk mori numrin e duhur te votave madje merret vesh se ajo ka marre vetem nje numer modest votash.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›