Rezultatet e Javës I, GRUPI I

Ne te gjashte ndeshjet e skuadrave te grupit I, luajtur dje ne diten e pare te kampionatit te kategorise se dyte, terheq vemendjen rezultati me shume gola arritur ne fushen e kompleksit sportiv "Vellezerit Duli" te Koplikut, ku skuadra vendase Veleciku ka fituar 4-2 ndaj Egnatias se Rrogozhines. Nje start mjaft i mbare ky i skuadres se Malesise se Madhe, qe keto kohet e fundit, madje vetem pak dite perpara kesaj ndeshje, ka "notuar" ne ujra shume te turbullta. Shume nga futbollistet me te mire, per shkak te situates se veshtire financiare e paten lene skuadren, teksa disa te tjere luanin "party time" per ngjyrat e Ades se Velipojes. Pra kishim te benim me nje gjendje, qe premtonte shume pak per nje ecuri te qendrueshme te skuadres. Por, rezultati i djeshem deshmon, qe koplikasit kane ditur t'i mbyllin shpejt te gjithe problemet. Kane arritur nje fitore me shume gola qe bind, madje shume mgaqe eshte arritur ndaj nje skuadre si Egnatia, qe dy sezone me pare pati milituar ne radhet e superiores. Duke mbetur tek pasqyra e rezultateve te kesaj jave konstatohet se, e vetmja fitore qe eshte regjisturar ne transferte u perket fushekrujasve te Ilirise, qe sterviten me pasion nen drejtimin e teknikut te njohur Fatmir Sala. Dhe lidhur me kete rezultat pozitiv te fushekrujasve duhet theksuar se, nuk kemi te bejme me asgje te rastesishme. Themi keshtu sepse, per mbarevajtjen e Ilirise ne kete sezon futbollistik qe startoi dje, fale kujdesit te vazhdueshem te pushtetit vendor, problemet e skuadres ne te gjithe drejtimet jane "kopsitur" ne kohen e duhur. Pra skuadres i eshte garantuar financa e duhur, i eshte permiresuar ndjeshem infrastruktura dhe perberja e grupit eshte po ajo e sezonit te kaluar. Keshtu, ne kete fitore te pare djemte e Fatmir Sales, jo vetem kane bindur per gjendjen e mire qe ka grupi, por njeheresh edhe kane nisur te korrin frytet e para te djerses se derdhur gjate nje pune te gjate, te vazhdueshme e te programuar mire ne te gjithe detajet nga stafi teknik.
Me fitore e ka nisur kete stine futbollistike (e para ne historine e saj) edhe ekipi i klubit privat Olimpik te Tiranes, qe per momentin eshte skuadra me e re qe luan ne kampionatet shqiptare te futbollit, ne krye te pankines te se ciles gjendet nje emer i njohur i futbollit shqiptar, Luan Sengla. Ish futbollisti i Tiranes se viteve 70 te, fale pasionite perkushtimit te tij te jashtezakonshem, brenda nje kohe relativisht shume te shkurter ka arritur te ndertoje nje skuader, perberekryesisht nga djem te rinj, qe pergjithesisht kane kaluar neper "laboratorin" e tij.
Ne takimet e tjera kuksianet u kane kthyer reston kamzalinjve, qe i paten mundur ne turin e pare te Kupes, me te njejtin rezultat 1 0. Pukjanet me clirimtaret jane ndare ne paq, kurse ne derbin e "naftes" kucovaret u kane marre trepikeshin e pare patosarakeve.
VELECIKU EGNATIA 4-2
Veleciku: Legata, A.Hysa, Hoxha, Kuka, Muka, Hasaj, Popaj (65' D.Hysa), Bushtaj, Tatica (77' Bushati), Kurti (62'Duli), Ramekaj Tr. S.Pepa
Egnatia: Hoxha, Spahiu, I.Tosku, Tomori, Kurti, Gusha (46' Guri), Gasa (69' Ar.Tosku), A.Tosku, L. Tosku (62' Aliaj), Jelo, Skenderi. Tr. Sokoli, Gosa.
Shenues: Kurti 15' Hasaj 58', 77' I.Tosku 25'(a) / Skenderi 60', Guri 89'(p)
Gjyqtare: E.Peza, D.Agaraj, R.Avdo (Tirane)
Vezhgues: L.Hoxha (Tirane)
Kartona te verdhe: / Hoxha
OLIMPIKU-CAKRANI 1-0
Olimpiku: Rodi, Leka (Allushi), Pulaja, Kadria, Cuka, Koci, Dajti (46' Maloku), Cana, K.Fucia (56' Qosja), Male, G.Fucia. Tr.L.Zengla
Cakrani: Halilaj, Ahmetaj, Myderani, Pashollari, Gjondeda (46' Gebi), Mezani, Hysi (46' Dosti), Muhaj, Zguro (60' Kasmi), Kalemi, Gjoni. Tr. P. Bifsha
Shenues: Male 30'
Gjyqtare: A. Janku, G. Maloku, A. Perllaku (Tirane)
Vezhgues: Sh. Doda (Tirane)
Kartona te verdhe: Fucia G. Male / Gjoni, Kalemi,
Kartona te kuq: / Gjoni
TERBUNI-CLIRIMI 0-0
Terbuni: Guri, Marku (46' Biba), Hoti, Kurtalia (60' Selimi), Purde, Bajri, Metani (46' Bilbili), Doci, Ndoja, Mandi, Hajdari. Tr. B. Mihaj
Clirimi: Qefa, Sula, Kule, Naimi, Nako (46' Hyseni), Hasa, Aliaj, G.Tole, Krasniqi, Dervishi (80' Rrushi), Ge.Tole Tr. Ll.Dushi
Gjyqtare: P. Ujka, A.Ymeri, D.Jubica (Shkoder)
Vezhgues: Sh.Lamce (Tirane)
Kartona te verdhe: Mandi / Hyseni
KORABI-ILIRIA 1-2
Korabi: Torba, Bodi, Muca, Shahu, Ndreka, F.Hysa (50' Bordulla), Laci, Hyseni, Doci, B.Hysa (79' Lleshi), Brahasani. Tr. S.Kallaverja
Iliria: Baku, Shkembi, Gjokeja, Cerri (46' Vogli), K.Baku, Ziri, Kola, A. Vogli, Lama, Maloku (7' Beqja), Sala. Tr. F. Sala
Shenues: Brahasani 5' / Gjokeja 23', Lama 80'
Gjyqtare: P.Lapi, N.Lleshi, S.Ahmeti (Shkoder)
Vezhgues: E.Topalli (Burrel)
PERPARIMI-DAJTI 1-0
Perparimi: Laknori, Braha, Alinci, Puraj (65' G.Hoxha), A.Hoxha, Beluli, Sinani, Biba, Kamberi (25'Syla), Matmuja (46'Bela), Lika, Tr. A.Bela
Dajti: Bendo, Malluta, Matraku, Uka, Brahja, Ceka, Duka (66' Mateli), Kryemadhi (55'Begolli), Meta, Kotorri (25' Rexha), Haxhiraj, Tr. F.Maqellara
Shenues: Bela 52'
Gjyqtare: M.Metohia, R.Cokaj, E.Mallota (Lezhe)
Vezhgues: Gj.Kola (Rreshen)
Kartona te verdhe: Braha, Biba / Uka
NAFTETARI-ALBPETROL 2-1
Naftetari: Kembaci, Gjondeda (46' Shpati), S.Kanani, Gega, Kaja, Mara, Dautaj, Cela (60'Demo), Tabaku, Bani (46' Koxhaj), Rozgari. Tr. S. Vasili
Albpetrol: Kamberi, Hoxhaj, Isufaj, Rexha, Malaj (60'Paco), Faslliu, Alicaushi, Halili, Shpata (62' Xhaho), Goxhaj (63' Metaj), Llanaj, Tr. A.Papa
Shenues: Dautaj 57' (p), Rozgari 58'/ S.Kanani 90 (a)
Gjyqtare: A.Taullaraj, H.Traga, F.Mata (Tirane)
Vezhgues: Zh.Tartari (Fier)
Kartona te verdhe: S.Kanani
Grupi I
Java e pare (15 tetor 2006)
VELECIKU- EGNATIA 4 2
KORABI- ILIRIA 1- 2
OLIMPIK (T)- CAKRANI 1-0
PERPARIMI -DAJTI 1-0
TERBUNI- CLIRIMI 0-0
NAFTETARI- ALBPETROL 2- 1
Klasifikimi
Skuadra N F B H Gola Pike
1) Veleciku 1 1 0 0 4 2 3
2) Iliria 1 1 0 0 2 1 3
3) Naftetari 1 1 0 0 2 1 3
4) Olimpik (T) 1 1 0 0 1 0 3
5) Perparimi 1 1 0 0 1 0 3
6) Clirimi 1 0 1 0 0 0 1
7) Terbuni 1 0 1 0 0 0 1
8) Albpetroli 1 0 0 1 1 2 0
9) Korabi 1 0 0 1 1 2 0
10) Cakrani 1 0 0 1 0 1 0
11) Dajti 1 0 0 1 0 1 0
12) Egnatia 1 0 0 1 2 4 0
JAVA 2
18 tetor 2006
Veleciku Korabi
Iliria Olimpik (T)
Cakrani Perparimi
Dajti Terbuni
Clirimi Naftetari
Egnatia Albpetrol