Rezultatet e Javës I, GRUPI II

Pas nje pauze prej dhjete vjetesh, ne qytetin e Corovodes dje eshte luajtur ndeshja e pare zyrtare. Ndaj qyteti qe ne oret e paradites ka patur nje gjalleri te vecante. Me petkun e festes ka qene veshur i gjithe ambjenti ne fushen e re sportive, e cila me takimin derbi me Policanin, "vellane" e vogel te Skraparit edhe eshte peruruar. Madje, me kete rast mes entuziasmit te mjaft futbolldashesve nga e gjithe zona e Skraparit, ish futbollisti, Azis Ceco, ka shkelmuar topin e pare nga qendra. Pas ketij momenti ka nisur takimi, qe ne pergjithesi eshte karakterizuar nga nje ekuiliber i plote, teksa te dyja skuadrave, nuk u ka munguar per gjate gjithe kohes mbeshtetja e tifozerive respektive. Nderkohe duhet thene se, momenti me kulmor i takimit ka qene ne te 81', kur topi i goditur nga sulmuesi policanas Ropi ka goditur shtyllen e katerkendorit te portes se portierit te ri Qyqja, dhe eshte futur serish ne loje. Dhe vetem kaq. Minutat e tjera kane rrjedhur te qeta dhe kur gjyqtari Breshani ka fershellyer per perfundimin e nentedhjete minutave, shifrat e rezultatit kane qene te bardha.
Nje tjeter perurim fushe eshte bere edhe ne komunen e Pojanit te rrethit te Korces, e cila per here te pare ne historine e futbollit shqiptar, kete sezon ka skuadren e saj te futbollit dhe nje stadium te vogel, mundesuar nga nje fond prej 100 milion lekesh te vjetra, investim ky i MTKRS dhe i komunes se Pojanit. Madje, enkas per te marre pjese ne perurimin e tij kane qene te pranishem dy deputetet e rrethit te Korces, zv/kryeministri Ilir Rusmajli dhe ministri i financave Ritvan Bode. Dhe ne kete atmosfere feste ka nisur takimi Pojani Domosdova, i cili qe ne minutat e para eshte dominuar nga vendasit, qe jane treguar te pameshirshem tek e kane zhbllokuar rezultatin, qe ne minutat e para dhe ne vazhdim kane shenuar edhe tre gola te tjere, duke u treguar te pangopur, teksa kane fiksuar keshtu rezultatin me te thelle te javes. Por, ajo qe terheq me shume vemendjen ne takimet e ketij grupi eshte fitorja e ballshioteve ne transferten buze Detit Jon, ku kane mundur thellesisht sarandiotet e Butrintit me rezultatin 4 1. Ne transferte, edhe pse me rezultate minimale kane dale fitues permetaret ne Memaliaj dhe kelcyrasit ne Maliq. Kurse delvinjotet edhe pse kane qene dy here ne avantazh, nuk kane ne gjendje ta ruajne ate, sepse kolonjaret ne te dyja heret kane arritur te vendosin baraspeshen.
SKRAPARI POLICANI 0-0
Skrapari: Qyqja, Stavri, Xhorxhi, Caushi (46' Lampe), Xhemollari, Kelmendi, Salka (46' L. Lame), Mali, Dalipi, Koprencka (77' Breca), Serataj. Tr. S.Demollari
Policani: Shaptorja, Kanani, Lika, Ndreu, Miska, Alushi, Qesari, Bruka (30' Lena), Hebibasi, Muka (79' Rustemi), A.Gega (67' Ropi), Tr. D.Dume
Gjyqtare: B.Breshanaj, L.Mustafaraj, M.Masha (Tirane)
Vezhgues: G.Shehu (Memaliaj)
Kartona te verdhe: Koprencka, Mali, Lena / A. Gega
MEMALIAJ PERMETI 0-1
Memaliaj: Mustafaj, Metushi, Duraj, Hoxha (48' Ruci), Grabova, Mano Nanaj, Harizi (75'Rapaj), Shaqiri, Merdani, Sako (75' Kalemi), Tr. V.Bushi
Permeti: E.Merdani, Kita, Taku, Kruti, A.Kita (85'Osmani), Spahiu, Hajredini, Ndoni, (78' Jorgji), Qose, Karalliu, Konini, Tr. A.Lapaj
Shenues: 28' Hajredini (p)
Gjyqtare: Sh.Balliu, R.Daja, E.Balliu (Polican)
Vezhgues: A.Duka (Perrenjas)
Kartona te verdhe: Sako, Metushi / Qose
KELCYRA MALIQI 1-2
Kelcyra: Konini, Prifti, Lame, Kule, Bejko, Mersini, Hito, Lito, Kamberaj, Kananaj, Kano. Tr. A. Premto
Maliqi: Llapanji, Dervishi, Ymerllari, Gjepali, Mullalli, Ziu, Sino, Bastari, Bregu, Shirgu, Osmani. Tr. A.Hoxha
Shenues: 14' Kano / 22' Mullalli, Ziu 67'
Gjyqtare: S.Disha, M. Hysesani, L.Halili (Memaliaj)
Vezhgues: B. Qirjako (Delvine)
Kartona te verdhe: Kamberaj / Osmani, Llapanji
POJANI DOMOSDOVA 4-0
Pojani: Gjoka (79' Shacelli), Shamata, Haxhia, Kaptelli, Manoku, Ziso (46' Luka) (65' Likollari), Kastrati, Mone, Islami, Demi, Gura, Tr. A.Ziso
Domosdova: Gjelo, Gaxho (46' Bogdani), Kalavari, Bozhiqi, As.Kariqi, Lleshi, Coka, Krraba (60' Polisi), Karaj (Al.Karriqi 50'), Sula, Elmazi, Tr. K.Nezha
Shenues: / Kastrati 4', Islami 42', Gurra 45', 88'
Gjyqtare: N.Abeshi (Pogradec), E.Kello (Korce), L.Jashari (Tirane)
Vezhgues: I.Hyshmeri (Elbasan)
Kartona te verdhe: Demi, Kastrati / Lleshi
DELVINA GRAMOZI 2-2
Delvina: Calari, Sulo, Pipiko, Alimani, Berberi, Kalo, Muho, Xhafaj, Kotolloshi (46' Aligaci), Bilali (46' Cuno), Mano. Tr. Dh.Janku
Gramozi: Xhane, Rexhepi, Peci, Kana, Kaka, Shupe, Sallaku, Tare, Miho, Ismolli, Tafili. Tr. I.Qirjako
Shenues: Muho 7', Kalo 50'/ Tare 46', Sadiku 80'
Gjyqtare: G.Duraj, V.Hoxha, E.Guce (Memaliaj)
Kartona te verdhe: Cuno, Kalo, Alimani, Xhafaj / Ismolli
BUTRINTI BYLIS 1-4
Butrinti: Mujo, Iljadhi, Haxhi, Dorti, Myrtaj (46' Gurma), Lushaj, Akarepi, Alimani, Dordi, Mehmeti, Sejko. Tr. A.Cakuli
Ballshi: Bozo, Asllani, Besha, Argjendari, Muca, Bakiu, Yzeiri, Fejzollari, Miho, Cakrani, Dimo. Tr. V.Capo
Shenues: Gurma 87'/ Asllani 52', Fejzullari 68', Dimo 85', Bakiu 90+7'
Gjyqtare: R. Shoshaj, B. Bejko, G.Bimi (Gjirokaster)
Vezhgues: A. Mecani (Delvine)
Kartona te verdhe: Sejko, Lushaj, Akarepi / Bozo, Muca
Grupi II
Java e pare (15 tetor 2006)
Delvina-Gramozi 2-2
Skrapari-Policani 0-0
Pojani-Domosdova 4-0
Kelcyra-Maliqi 1-2
Memaliaj-Pwrmeti 0-1
Butrinti-Bylis 1-4
Klasifikimi
Skuadra N F B H Gola Pike
1) Pojani 1 1 0 0 4 0 3
2) Bylis 1 1 0 0 4 1 3
3) Maliqi 1 1 0 0 2 1 3
4) Permeti 1 1 0 0 1 0 3
5) Delvina 1 0 1 0 2 2 1
6) Gramozi 1 0 1 0 2 2 1
7) Policani 1 0 1 0 0 0 1
8 Skrapari 1 0 1 0 0 0 0
19) Kelcyra 1 0 0 1 1 2 0
10) Memaliaj 1 0 0 1 0 1 0
11) Butrinti 1 0 0 1 1 4 0
12) Domosdova 1 0 0 1 0 4 0
JAVA 2
18 tetor 2006
Delvina-Skrapari
Policani-Pojani
Domosdova-Kelcyra
Maliqi-Memaliaj
Permeti-Butrinti
Gramozi-Bylis