Vendimet: Disiplina ndëshkon inferiorët

Në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) është mbledhur dje Komsioni i Disiplinës, për shqyrtimin e problemeve disiplinore të relatuara nga Sektori i Garave. Komisioni, pasi shqyrtoi dokumentacionin, vendosi:
- Lojtari i KF Tomori, Ervin Delibashi, për ofendim të anësorit në ndeshjen Besëlidhja-Tomori, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim.
- KF Beselidhja, për mosmarrje të masave në drejtim të sigurimit të asistencës mjekësore në stadium, që është bërë dhe shkak për vonesë në fillimin e ndeshjes, dënohet me 20.000 lekë gjobë.
- Zv/trajneri i ekipit Turbina, Engjell Belshi, për fyerje të gjyqtari, për të cilin është larguar nga pankina, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga drejtimi i ekipit.
- Lojtarët Fredi Kolonja, Klodi Zguro të Bilishtit dhe Arben Gega i Gramshit, për fyerje të gjyqtarit, dënohen me nga 8 (tetë) ndeshje pezullim secili.
- Trajneri i Bilishtit, Spartak Maraku, për protesta ndaj gjyqtarit, dënohet me 10.000 lekë gjobë.