U-17, SHQIPËRIA HUMBET 4-1 ME FINLANDËN. NESËR KUNDËR IZRAELIT

Kombetarja U-17 e trajnerit Edmond Licaj është mundur 4-1 nga Finlanda të dielën, më 15 tetor 2006. Ndeshja ishte e vlefshme për Grupin 9 të kualifikueseve të Kampionatit Europian të moshës nën 17 vjec. Golat u shënuan të gjithë nga lojtarët finlandezë: 7', 39' Pukki 51'(pen), 55' Ruuskanen dhe në të 77', kur rezultati ishte 4-0, në favor të vendasve Toivomäki shënoi një autogol në favorin tonë.
Trajneri Licaj zëvendësimin e parë e bëri që në minutën e 30, kur Bruno Telushi hyri në vend të Asion Dajës, Në të 41', u kryen dy zvëndësime: Antonios Mone i la vendin Florenc Caushit dhe Ardit Shehaj dhe në të Andi Shabajat.
Ndeshja u gjykua nga një treshe e përzjerrë ukrainase-estoneze me kryesor: Vyacheslav Zhukov dhe ndihmës Oleksandr Yakymenko (Ukrianë) dhe Dmitri Vinogradov (Estoni). Gjyqtar i katërt, ishte estonezi Hannes Kaasik.
Në grup me kuqezinjtë janë edhe Izraeli e Polonia, të cilët dje u ndeshën midis tyre. Takimi u fitua 3-0 nga skuadra polake.
Nesër, më datë 17 tetor, në orën 16:00, kuqezinjtë do të ndeshen me Izraelin. Kjo ndeshje do të gykohet nga estonezi Hannes Kaasik, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Dmitri Vinogradov (Estoni) dhe Marko Johansson (Finlandë). Gjyqtar i katërt Mattias Gestranius (Finlandë).
Formacioni i Shqipërisë U-17
1 Stivi Frasheri
3 Indrit Hithi
4 Antonios Mone
5 Armandi Myrtaj
7 Jurgen Agolli
8 Albi Celiku
9 Ardit Shehaj
10 Asion Daja
11 Blerti Hajdari
14 Okeljan Baze
15 Teodor Perlleshi
Rezerve
6 Andri Rugji
12 Eni Naco
13 Klazer Shkembi
16 Florenc Caushi
17 Bruno Telushi
18 Andi Shabanaj
19 Nikolin Matusha
Trajner: Edmond Licaj
Zëvëndësimet
30' Del Asion Daja-hyn Bruno Telushi
41' Del Antonios Mone- hyn Florenc Caushi
41' Del Ardit Shehaj- hyn Andi Shabanaj