E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezultatet e ligës së parë të Maqedonisë.

Në Maqedoni u zhvillua xhiroja e tetë e ligës së parë të futbollit ku ekipet shqiptare përvec Shkëndijës nuk patën rezultat pozitiv.Bashkimi në Ohër të shtunën pësoi disfatë nga Pobeda me rezultat 3-2.Shkëndija para tifozëve të vet korri fitore minimale 2-1 (Emurllahu 18 dhe Idrizi 43) edhe pse ndeshja mundej të mbaronte me rezultat më të thellë mirëpo rastet e Idrizit,Ceceli-së,Eminit nuk gjetën vendin e duhur.Vëllazrimi i Kërcovës si vendas pësoi disfatë të thellë 3-0 nga kampioni aktual Rabotnicki Kometal.Renova pësoi humbje nga autsajderi i ligës Bregallnica e Shtipit me rezultat 1-0.
Asim Ziberi

Vardar -Maqedonia Gj.P 2-2
Shkëndija-Sileks 2-1
Vëllazrimi-Rabotnicki 0-3
Napredok-Pelister 0-0
Bregallnica-Renova 1-0
Pobeda-Bashkimi 3-2
Tabela pas xhiros se tetë

1. Vardar 17 pikë
2. Maqedonija Gj.P. 16
3. Rabotnicki 16
4. Shkëndija 79 14
5. Sileks 11
6. Pobeda 11
7. Napredok 10
8. Pelister 10
9. Renova 9
10. Bashkimi 7
11. Vllazerimi 5
12. Bregallnica 5

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›