UEFA, Java kundër racizmit

Me fillimin e ndeshjeve te Ligës së Kampionëve prej datës 17 deri më 30 Nëntor fillon edhe java kundër racizmit dhe diskriminimit në futboll.Me këtë rast të gjithë kapitenët e skuadrave do të mbajnë shirit në krah kundër racizmit,fëmijët pëcjellës do veshin bluzona me temë kundër racizmit,spektatorët do të njoftohen përmes spikerit kryesor në stadium poashtu nga ana e UEFA-së do të vendosen bilborde në vend te reklamave për rreth terenit të gjelbërt. Krejt kjo bëhet në kuadër te programit FARE (Football Against Racism in Europe) nga ana e UEFA-së me c'rast presidenti i UEFA-s Lennart Johansson deklaroi:Ne e kemi të qarte se racizmi nuk mund të shuhet mbrenda një jave mirëpo aktivitetet tona do të jenë katalizator që të frymëzojmë anëtarët e familjes së futbollit ti bashkangjiten më shumë luftës kundër racizmit.