E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi/Vërehet rritje e kërkesave të bizneseve të huaja për të investuar në Shqipëri

08-07-2013 / Gazeta 55

Fluksi i interesit dhe kërkesave për të investuar në Shqipëri nga financime të huaja është rritur ndjeshëm nga viti në vit me vazhdimin e krizës globale në rajon dhe më gjerë. Shkaqet e interesit në rritje të investimeve të huaja për në Shqipëri janë plotësimi dhe mbyllja e tregjeve të vendeve të BE nga kriza financiare globale, tërheqja nga sistemi fiskal favorizues me taksa të ulëta, sistemi konkurrues i pagave dhe zmadhimi i tregut të Shqipërisë drejt Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi

Biznesi vlerëson se kriza globale që ka përfshirë prej vitesh vendet e zhvilluara të BE-së dhe sidomos vendet fqinj si Italia dhe Greqia, përveç problematikës shqetësuese paraqet edhe mundësi të mira përfitimi për ekonomitë në zhvillim sikurse është edhe Shqipëria. Arsyeja është se tashmë po ndeshemi me një shtim të ndjeshëm të gatishmërisë së bizneseve të vendeve te BE-së të kapura nga kriza për të transferuar kapitale jashtë vendit të tyre. “Fluksi i interesit dhe kërkesave për të investuar në Shqipëri nga financime të huaja është rritur ndjeshëm nga viti në vit me vazhdimin e krizës globale. Në raportin krahasimor të 5-mujorit të vitit 2013 me periudhën përkatëse të vitit paraardhës të kryer nga Qendra e Studimeve të Konfindustrise rezulton, se kemi një rritje prej 2-3 herë të kërkesave nga bizneset e huaja për të investuar në Shqipëri”- thuhet në deklaratën e përfaqësuesve të biznesit.
Shkaqet e interesit në rritje të investimeve të huaja për në Shqipëri janë plotësimi dhe mbyllja e tregjeve të vendeve të BE nga kriza financiare globale, tërheqja nga sistemi fiskal favorizues me taksa të ulta, sistemi konkurrues i pagave dhe zmadhimi i tregut të Shqipërisë drejt Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, etj, si pasojë e investimeve të rëndësishme në infrastrukturën rrugore dhe portuale, si dhe perspektiva e përfshirjes së Shqipërisë në projektet e linjave ndërkombëtare të gazit, energjisë, infrastrukturës. Ndërkaq, faktor tjetër pozitiv që ka ndikuar në rritjen e kërkesës së biznesit, janë edhe raportet të fundit të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, lidhur me rritjen ekonomike të Shqipëriësë prej 1.7%. Përgjithësisht institucionet kanë qenë gjithmonë afër njëra-tjetrës me parashikime, por ky vit duket se është edhe më optimist, nëse u referohemi parashikimeve të vitit 2011 dhe vitit 2012. Banka Botërore në raportin e qershorit e vuri theksin në rëndësinë që kanë reformat strukturore nga njëra anë, dhe ulja e borxhit në anën tjetër. Sipas BB, është e rëndësishme që të zbatohet një rregull fiskal që do të luajë rol kyç në ruajtjen e stabilitetit të financave shqiptare.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›