E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezultatet e zgjedhjeve në Shkodër, PDK e KQZ akuza të ndërsjellta

TIRANE- Kreu i PDK, Nard Ndoka vijon akuzat ndaj Prokurorisë së Shkodrës dhe KQZ-së për manipulim të zgjedhjeve. Sipas Ndokës, prokuroria duhet të kishte hapur hetimet brenda 20 ditëve dhe jo pas një viti. Kreu i PDK akuzon edhe kryetaren e kuvendit e cila sipas tij, ka detyruar Prokurorinë të manipulojë rezultatet.

“Kemi informacione të sigurta që këto kuti që janë tërhequr tashmë nga Prokuroria janë manipuluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nën kujdesin e vecantë të kryetares së parlamentit Jozefina Topalli. Për fatin e keq Prokuroria është bërë palë së bashku me KQZ duke u përpjekur të legjitimojë manipulimin e këtyre kutive të zgjedhore.” theksoi Ndoka.

Ndërkaq, KQZ i ka cilësuar akuzat të pabaza dhe të ulëta duke theksuar se ky institucion nuk do ta ndalë punën për plotësimin e standardeve të kërkuara zgjedhore.

“Gjatë procesit ankimor të zgjedhjeve të kaluara KQZ hapi dhe numuroi në ambientet e saj kutitë që i përkisnin qendrës së votimit nr. 211, po të qarkut Shkodër, me praninë edhe të kryetarit të PDK-së, Nard Ndoka, i cili e pa me sytë e tij rregullsinë e procesit dhe faktin që kjo parti kishte marrë vetëm 3 vota" deklaroi zëdhënësi i KQZ, Arti Lushi.

Edhe deputeti demokrat Strazimiri deklaroi sot se rezultatet në Shkodër janë provë e zgjedhjeve brenda të gjitha standardeve.

(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›