Rezultatet në rang kombëtar për partitë dhe koalicionet

Në bazë të rezultateve, koalicioni opozitar "Aleanca për të Ardhmen" ka fituar në 34 prej tyre, ndërsa koalicioni qeverisës "Aleanca për Qytetarin" ka fituar në 31 bashki të tjera.
Nga të dhënat shihet qartë që PD-ja i ka “rrëmbyer” disa bastione PS-së, në pjesën qendrore dhe jugore të vendit, ndërkohë që PS-ja, i ka marrë nga ana tjetër disa bastione PD-së në veri, si në Laç, Krumë, Kavajë, Shijak, etj. PD ka fituar në bashkinë e Përrenjasit, Librazhdit, Roskovecit, etj.
Për sa i përket komunave, Partia Demokratike ka fituar 133 njësit të tilla në mbarë vendin, ndërsa Partia Socialiste ka konfirmuar deri tani fitoren e saj vetëm në 57 komuna.
Në shkallë vendi mbeten mbi 100 komuna në garë ku ende nuk janë numëruar votat, por referuar shifrave zyrtare, opozita ka fituar 32% të komunave, ndërsa mazhorana 68% të tyre. Sipas KQZ-së, në rang koalicioni, “Aleanca për Qytetarin" ka fituar 726.471 vota, ndërsa koalicioni "Aleanca për të Ardhmen", i drejtuar nga Partia Socialiste, ka marrë 641.215 vota.
Deri më tani, diferenca midis dy koalicioneve është rreth 85 mijë vota. Nga partitë jashtë koalicionit, janë marrë gjithsej 32 mijë vota, ku përfshihen 8 parti të tilla. Si parti, ajo Demokratike ka marrë në shkallë vendi 297.706 vota, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 389.690 vota. Pas tyre renditet Lëvizja Socialiste për Integrim që në shkallë kombëtare ka marrë 104.367 vota, e ndjekur nga PR me 65.562 vota, e më pas PDIU me 58.127 vota etj. /S.Lleshi/Start/
2011-05-13 12:17