E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Po tentohet grabitja e votës në Njësinë 5

Deputeti Erion Braçe tha se disa persona fatur qëllimisht në këtë KZAZ, për të ndërhyrë në leximin e votave.

Brace shtoi se PS është e angazhuar për leximin e çdo vote në këtë njësi. “Do mbrojmë votën e qytetarëve të Tiranës, do e mbrojmë deri në fund, do e sigurojmë atë. U bëj thirrje çdo qytetari të Tiranë të jetë pranë numërimit të votave, që vota që nga buron demokracia në këtë vend të lexohet me transparencë. Të angazhohemi sot për të mbrojtur votën dhe lexuar atë drejt. Instrumenti i votës së lirë është vënë në rrezik nga Basha e Berisha. Sa më shumë rritet trendi i fitores në Tiranë aq më shumë rritet ankthi i Berishës”, tha ai.

                                                                                             2011-05-13 14:29
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›