Në festën e kryekomunarit plagosen 6 persona

Gjashtë persona mbetën të plagosur, pas një shkrepjes së një arme në ajër. Ngjarja në fshatin Dardhas të Pogradecit, ku përveç fishekzjarrëve janë bërë shkrepje armësh gjahu.
Kështu, kanë mbetur të plagosur shtetasit, K.Cela 19 vjeç, I.Shkullaku 18 vjeç lindur dhe banues ne fshatin Stropcke, E.M 16 vjeç, Xh.Lico 18 vjeç, F.Pere 35 vjeçe, M.Beleshko 18 vjeçe të gjithë lindur dhe banuesë në fshatin Grunjas të Pogradecit. Personat e mësipërm pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm në spitalin civil të Pogradecit janë larguar për në banesat e tyre.
Policia e Qarkut të Korçës sqaroi se për ngjarjen po hetohet penalisht shtetasi Fatmir Pere, 35-vjeç, i cili ka qëlluar me armë gjuetie në ajër, për të cilën nuk dispononte dokumente përkatëse.
Të gjithë shtetasit ishin mbledhur në qendër të fshatin Grunjas, pasi kishte ardhur për të festuar fitoren kryetari i komunës Dardhas-Pogradec, Aleksandër Çela nga radhët e Partisë Socialiste. /S.Lleshi/Start/
2011-05-13 12:34