Rezultatet zyrtare, PD fiton pesë njësitë vendore
Zgjedhjet në pesë njësitë e qeverisjes vendore fitohen të gjitha nga kandidatët e Partisë Demokratike. Pas përfundimit të votimeve të ditës së diel, KQZ-ja ka publikuar rezultatet e dala mbi bazën e vendimeve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor. Njësia bashkiake numër 10 është fituar nga kandidati i PD-së, Blendi Fuga, me 3385 vota kundrejt Gjergji Thomai të LSI-së, i cili mori 866 vota pro. Në këtë njësi bashkiake ishte pjesëmarrja më e ulët, me 19.21 për qind. “Në komunën e Fierzës kemi një pjesëmarrje prej 55.6%, në bashkinë Fushë-Arrëz kemi një pjesëmarrje prej 51%, në Bashkinë Klos në kufijtë e 50%, në komunën e Otllakut rreth 31%- 32 % dhe në njësinë bashkiake numër 10 në Tiranë rreth 21%” tha zëdhënësi i KQZ, Leonard Olli. Në komunën Otllak kandiduan tre subjekte politike me përfaqësuesit e tyre. Përveç PD dhe LSI, në këtë komunë kandidoi dhe kandidati i Partisë së Punës, i cili nga këto votime u rendit i dyte me 14 vota më shumë se LSI-ja. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të marrë ditën e sotme vendimin për shpalljen e rezultatit përfundimtar në këto zgjedhje. Në këto votime nuk mori pjesë Partia Socialiste dhe aleatët e saj. Gjithashtu socialistët bojkotuan dhe pjesëmarrjen me anëtare në komisionet e niveleve të dyta dhe të treta.
rezultatet
Njësia bashkiake 10/Tiranë
BLENDI FUGA - PD 3385 vota 79.63%
GJERGJ THOMAI -LSI 866 vota 20.73%
Bashkia Fushë-Arrëz/Shkodër
ALFRED QAFA - PD 967 vota 68%
DEDË GJERGJI - LSI 455 vota 32%
Komuna Otllak /Berat
MUHARREM HOXHA - PD 2449 vota 79.13%
Hektor BEQOLLARI - PPSHR 330 vota 10.66%
NASIT GJOKA - LSI 316 vota 10.21%
Bashkia Klos
RAMAZAN MJESHTRI - PD 2529 vota 72.32%
XHEVDET REÇI - LSI 968 vota 27.68%
Komuna FIERZË
GJELOSH PEPKOLAJ - PD 903 vota 94.26%
MEHMET PONARI -LSI 55 vota 5.74%